Dua të ndihmoj
Anketa e OSBE-së ka treguar se ajo që të mbijetuarit e dhunës ndaj grave kryesisht duan dhe kanë nevojë është mbështetje morale. Pra, nëse njihni dikë që ka përjetuar dhunë, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është t’i gjendeni pranë dhe t'i ngushëlloni. Nëse ata bien dakord ose jua kërkojnë, ju gjithashtu mund të kontaktoni organizatat mbështetëse të listuara këtu në emër të tyre. Mos e bëni këtë pa miratimin e viktimës!
Nëse jeni dëshmitar i një akti dhune, këtu mund të gjeni disa gjëra që mund të bëni si një vëzhgues rastësor (bazuar në rekomandimet e BE-së)
Ngrije zërin!
- Ndërpriteni situatën duke pyetur "Sa është ora?" ose "Ku është ndalesa tjetër e autobusit?"
- Shmangni autorin duke devijuar vëmendjen e tij: “Hajduti! Dikush sapo më vodhi çantën!” ose “Zjarr! Zjarr!"
- Mobilizoni të tjerët duke i tërhequr vëmendjen: "A nuk mendoni se ai burri nuk është në rregull?" ose "Ajo grua ka nevojë për mbështetje – le ta ndihmojmë!"
Mbështete viktimën!
Mundohuni ta largoni viktimën nga situata duke e pyetur nëse mund ta ndihmoni apo duke i thënë "Sa mire që po ju shoh! Si jeni?".
Sfido autorin!
- Bëjani të qartë që veprimet e tij nuk janë të pranueshme: "Nëse nuk ndaleni, unë do të thërras policinë!" ose "Ajo që po bëni është ngacmim seksual dhe është kundër ligjit!"
- Gjithmonë konsideroni rrethanat dhe kontekstin dhe zgjidhni një strategji të sigurt në situatën specifike.
Shpërndaje!
Për të thyer heshtjen rreth çështjes së dhunës ndaj grave, ju lutem ndani informacionin në këtë faqe:
- Përmbajtja e mediave sociale është në dispozicion nën seksionin SHKARKIME
- Informacione të mëtejshme mbi temën mund të gjenden në DUA INFORMACION